Shkodër/ Makina përplas nënë e bijë, humb jetën 58-vjeçarja

97

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Shkodër. Janë përplasur nga një makinë nënë e bijë në qytetin verior

Mësohet nga burime policore, se nëna, 58-vjeçarja Hasije Bajrakurti, ka humbur jetën nga ky aksident fatal, ndërsa vajza e saj, E.B., 22 vjeçe, e cila është shtatzënë është në gjendje të rëndë. Nënë e bijë janë dërguar me shpejtësi në spital, por nëna nuk ka arritur të mbijetoje.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën Shkodër-Koplik.