Shkodër, lejonte prerjen dhe tregtimin e pyjeve, arrestohet polici

427
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) arrestoi punonjësin e policisë në Shkodër, për korrupsion pasiv. Bëhet fjalë për nënkomisarin Ardian Çuli, i cili lejonte kundrejt përfitimit, shtetas të ndryshëm të prisnin dhe tregëtonin drurët e pyjeve në mënyrë të kundraligjshme.

Arrestimi i punonjësit të policisë Çuli u krye si rezultat i një hetimi 2 mujor nga SHÇBA (Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat), në MPB, në bashkëpunim me njësinë Task-Forcë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, në funksion të një procedimi penal rregjistruar në vitin 2015.
Sigal