Shkodër, 35 vite burg për Denis Arrilën

401
Gjykata e Apelit në Shkodër ka dhënë sot dënimin me 35 vite burg për shtetasin Denis Arrila, i cili në vitin 2014 pati vrarë në Shkodër për hakmarrje shokun e tij, shtetasin me iniciale I.H. Seanca gjyqësore është zhvilluar pa praninë e mediave, por mësohet se Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë. Në arsyetimin e vendimit, të dy gjykatat i kanë dhënë të pandehurit Denis Arrila burgim të përjetshëm për akuzën e vrasjes me paramendim dhe armëmbajtje pa leje, por duke qenë se autori ka pranuar krimin, ka përfituar ulje 1/3 e dënimit, duke u dënuar me 35 vite burg. Në muajin nëntor të vitit 2014 Denis Arrila në shenjë hakmarrjeje pas sherrit me shokun e tij, e qëlloi atë për vdekje me breshëri automatiku pas një prite pranë banesës së viktimës.
Sigal