Sarandë – Me çanta shpine transportonin 75 kg kanabis drejt Greqisë

465
Policia Kufitare parandalon një rast të tentativës për trafik të lëndëve narkotike drejt Greqisë.
Blutë e Sarandës kanë sekuestruar në kufirin e gjelbërt 4 çanta të mbushura me kanabis me peshë 75 kg.
“Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, rreth orës 16:30 në vendin e quajtur “Lerat e Vlashit”, kanë konstatuar tre persona që po transportonin disa çanta shpine ku dyshohej se kishin lëndë narkotike”.
Shërbimet e Policisë Kufitare janë vënë në ndjekje të trafikantëve të cilët porsa kanë parë se po ndiqeshin nga policia, kanë braktisur çantat dhe janë larguar me shpejtësi në drejtim të pyllit.
Policia Kufitare sekuestroi në cilësinë e provës materiale 4 çanta shpine të zeza, brenda të cilave gjendej lënda narkotike e llojit canabis sativa, e paketuar në qese transparente.
75 kg kanabis i kaloi shërbimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë për ndjekje të mëtejshme.
Policia Kufitare në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë po vijone krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e tre personave që trasportonin lëndën narkotike.
Ndërkohë vijon puna per identifikimin dhe gjetjen e personave të implikuar në këtë trafik të lëndëve narkotike.
Sigal