Shkatërrohet banda italo-shqiptare e drogës, ja shqiptarët e arrestuar

78
Zbardhen detaje nga operacioni i policisë italiane që çoi në pranga 20 persona, shumica e të cilëve shqiptarë. Pas hetimeve, mediat italiane, duke iu referuar policisë bëjnë me dije emrat e disa prej shqiptarëve të arrestuar.
Në burg me akuzën e trafikut të drogës janë shqiptarët Vilson Prifti, Llazar Veshi, Pllumb Peposhi, kushërinjtë Eduart e Leonard Halilaj.
Arresti shtëpie është dhënë për shqiptarët Hodaj, Aferdita Murrizi, Ylli e Fatmir Doka, Selim Priska dhe Dritan Zaganjori.
Lajmi publikohet sot në mediat italiane, që duke iu referuar policisë, bëjnë me dije se operacioni i gjerë që nisi pak kohë më parë do të vazhdojë edhe në Pulje, Toskanë dhe Abruxo. Fillimisht nuk u dhane identitetit e te arrestuarve, te cilat u publikuan ne mesdite. Sipas policise italiane, shqiptaret ishin pergjegjes per sjelljen e droges, nderkohe qe italianet e vene ne pranga per menaxhimin dhe shperndarjen.
Sipas policisë italiane, gjatë hetimit u zbulua një laborator në Altamura, që përdorej për përgatitjen dhe paketimin e drogës.
Ndërkohë që gjatë kontrollit u sekuestrua 13.5 kg heroinë, e cila arrinte një vlerë shitjeje me pakicë deri në 1 milion euro.