Shkatërrohen 3 banda në Itali, edhe shqiptarë mes 35 të arrestuarve

643
Policia italiane po zhvillon një operacion të madh antidrogë dhe sipas raportimeve paraprake, janë arrestuar 35 persona në Trentino, mes të cilëve edhe shqiptarë.
Të arrestuarit janë pjesë e 3 bandave të ndryshme.
Operacioni antidrogë ka nisur prej orëve të para të mëngjesit të sotëm nga 80 karabinierë në Trentino. Arrestime ka edhe në Verona, Bergamo, Pavia e Milano.
Hetimet për nisjen e këtij operacioni në Trentino të Italisë kanë nisur që në vitin 2016.
Në vijim priten detaje të reja rreth operacionit.
Sigal