Policia Vendore e Durrësit ka dhënë detaje për aksidentin e sotëm, me pasojë vdekjen e një personi, te “4 rrugët” e Shijakut.
Sipas Policisë vendore, mësohet se, shtetasi I. D., 36 vjeç banues në Shijak duke drejtuar mjetin tip Benz ka aksidentuar shtetasin me biçikletë A. K., 50 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.
Të njata burime saktësojnë se 36-vjeçari është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Informacion paraprak
Më datë 22. 11. 2018, në vendin e quajtur “Katër rrugët” Shijak, shtetasi I. D., 36 vjeç banues në Shijak duke drejtuar mjetin tip Benz ka aksidentuar shtetasin me biçikletë A. K., 50 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.
Drejtuesi është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.