Shfrytëzonin për prostitucion vajzat çeke, dënohen me burg 3 shqiptarë

502
Tre shqiptarë janë dënuar për shfrytëzim prostitucioni nga një gjykatë në Amsterdam. Dy prej tyre u dënuam me 4 vite burg, ndërsa i treti me 3 vjet 9 muaj. Sipas mediave hollandeze shqiptarët kishin mashtruar një grup vajzash nga Cekia dhe i shfrytëzonin për prostitucion. Ata merrnin nga 100 euro për çdo vajzë, ndërsa sipas prokurorisë janë të paktën 13 vajza viktima të këtij rrjeto prostitucioni. Fillimisht ata i joshnin vajzat duke krijuar një lidhje intime me to, më pas i trafikonin në Hollandë. Kryesisht ishin vajza çeke nga familjet në nevojë. Policia sekuestroi pesë makina nën pronësi të shqiptarëve dhe 30 mijë euro.
Sigal