Sherri në lokal, plagoset me thikë 53-vjeçari/ Emri…

618
Një 53 vjeçar është qëlluar me thikë në qytetin e Fierit, ndërsa autori i dyshuar i ngjarjes është shpallur në kërkim nga policia. Bëhet e ditur se i plagosuri është shtetasi Pertef Xhafaj, pronar i një lokali ku ka pasur një konflikt.
“Në datën 17.02.2018, ora 14:10, në urgjencën e spitalit Fier, është sjellë nga familjarët shtetasi P.Xh, 53 vjeç, banues në Fier, i plagosur me thikë në bark.
Shtetasi P.Xh ndodhet në sallën e kirurgjisë nën kujdesin e personelit mjekësor.
Grupi hetimor po punon për identifikimin, kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë
Sigal