Materazzi: Nuk e urrej Zidanen. E dua, sepse më ka dhënë një Kupë Bote

575
Marco Materazzi rikthehet të flasë për episodin e famshëm të finales së Berlinit të vitit 2006 në intervistën e dhënë për të përditshmen “Libero”. “Unë nuk e urrej Zidane, edhe pse shumë janë të këtij mendimi, – tha ish-mbrojtësi zikaltër. – E dua Zidanen, jo sepse më dha një goditje me kokë, por sepse më dha një Kupë Bote”. Materazzi ka folur edhe mbi mosshkuarjen e kombëtares axurre në Botërorin e kësaj vere, që do të luhet në Rusi: “E kam përcjellë me keqardhje të madhe eliminimin e Italisë. Në fakt, që me rënien në grupin e Spanjës, kombëtarja jonë ka pasur pak fat të keq. Por, nëse nuk fitoni, ose shënoni një gol kundër Suedisë, çfarë mund të thuash e të presësh?”
Miqësia në futboll është diçka e veçantë për ish-mbrojtësin e Italisë. “Lidhja me shokët që ndryshojnë nga viti në vit është e vështirë. Kam fituar me njerëz, me të cilët në çdo trajnim isha “dhëmbë për dhëmbë”. Por miq tek Interi kam pasur. Stankoviç dhe Chivu më kanë mjaftuar për të gjithë. Vetëm në Kampionatin Botëror ishte ndryshe: ne ishim të gjithë miq, – thotë Materazzi, i cili kujton edhe momentin e tij më të keq: – Më 5 maj 2002, kur të gjithë menduam se mund të merrnim një rezultat të papritur në fillim të vitit, por vuajtëm dhe djersitëm për të”,
Sigal