Sherr mes 2 grupeve në Sarandë, një person në gjendje të rëndë

414
Një sherr i nisur mes dy grupe të rinjsh në Sarandë ka përfunduar me një person të plagosur.

Ngjarja ka ndodhu në shëtitoren “Hasan Tahsini” rreth mesnatës së të mërkurës, ku Jurgen Haxhi, 18-vjeç, banues në fshatin Metoq, është plagosur me sende të forta.

Për pasojë ai ndodhet gjendje të rëndë në spitalin e Sarandës. Nga hetimet paraprake mësohet se dy grupe të rinjsh janë konfliktuar ashpër me njëri tjetrin, por situata ka përfunduar deri në gjakosjen e Haxhit.

Rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e tyre si dhe për identifikimin e të dyshuarve.
Sigal