Sherr me thika në Elbasan, vritet 39 vjeçari

573
Një 39 vjeçar humbi jetën mbrëmjen e djeshme pas një sherri me thika në qytetin e Elbasanit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 të mbrëmjes së 26 majit, në lagjen “Haxhias” në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Lazarenëve”.

Policia arrestoi pas disa orësh Edvin Gjini, 38 vjeç banues në Elbasan si autor të dyshuar.

“Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen “Haxhias” në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Lazarenëve”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me thikë, shtetasin R.P, 39 vjeç banues në Elbasan, i cili ka gjetur vdekjen në spitalin e Traumës në Tiranë” informon policia e Elbasanit

Flitet se mes viktimës dhe autorit ka pasur dhe konflikte të vjetra. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasja me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga nenet 76 dhe 279 të Kodit Penal.

(Lajm i publikuar mbrëmjen e djeshme u perditesua mëngjesin e 27 majit) 
Sigal