Sherr me thika jashtë lokalit në Tiranë, plagoset i riu dhe e fejuara e tij

576
Një sherr me thika ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet ku kanë mbetur të plagosur një çift të rinjsh.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, në zonën e “Unazës së Re”, ku si pasojë e një konflikti të ndodhur jashtë një lokali, kanë mbetur të plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasi A. M., rreth 27 vjeç dhe e fejuara e tij, shtetasja K. K., rreth 23 vjeçe.
Shtetasit e dëmtuar janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Ushtarak dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia deklaron se është identifikuar autori dhe po punohet për kapjen e tij.
Sigal