FOTO/ Detaje të reja për vrasjen e nënës me të birin në Vlorë, në kërkim një person

569
Një person është shpallur në kërkim për ngjarjen e djeshme në Vlorë të ndodhur në lagjen ku u gjetën të vdekur në banesën e tyre Olsi Hoxhallari dhe Salie Hoxhallari, nënë e bir.
Nuk dihet ende nëse personi i shpallur në kërkim është i afërm i familjes Hoxhallari apo banor i lagjes 1 Maji ku dhe ka ndodhur ngjarja, por sipas burimeve të grupit të hetimit një person i dyshuar për vrasjen e Olsi dhe Salie Hoxhallarit është shpallur në kërkim nga policia.
Më herët policia shoqëroi në komisariat bashkëshorten e viktimës Olsi Hoxhallari, kunatën e tij së bashku me 2 vajzat, të cilat pas deponimit janë liruar mëngjesin e sotëm.
2 viktimat u gjetën të shkrumbuar dje në një nga ambientet e shtëpisë së tyre. fillimisht u mendua se vdelja e tyre erdhi si pasoje e një zjarri aksidental, por më pas policia nisi hetimet për vrasje, pasi në trupat e të ndjerëve u gjendën shenja dhune.
Sigal