Sherr me oficeren e policisë në Krujë, bashkëshorti merr automatikun: Do të vras!

557
Policia e Krujës ka parandaluar një krim brenda familjes së një oficereje policie në këtë qytet, e cila pas një sherri për motive të dobëta është kërcënuar me armë nga bashkëshorti i saj.
Ndërhyrja në kohë e policisë ka parandaluar një tragjedi në këtë familje duke arrestuar në flagrancë bashkëshortin e saj Genci Boja 54 vjeç, banues në Krujë.
Boja, mesditën e ditës së sotme, për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zajrri tip automatik, bashkëshorten e tij, shtetasen L.B. (Oficere Policie).
Ndërhyrja në kohë e policisë ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij.
Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin furgon tip Benz, i’u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provave materiale: arma që donte të kryente krimin dhe 40 fishekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale”Dhunë në familje” dhe” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Sigal