Sekuestrohen 30 kg kanabis në Durrës, në pranga 2 persona

399
Efektivat e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë e Policisë Vendore Durrës pas informacioneve të marra në rrugë operative, kanë finalizuar operacionin e koduar ”Lalzi” duke arrestuar: • Engled Broja, 23 vjeç, banues në Gramëz, Fushë-Krujë • Arjan Çypi, 28 vjeç, banues në Gramëz, Fushë-Krujë. “Arrestimi i tyre u bë pasi nga kontrolli i ushtruar në makinën tip Land Rover me targa AA 507 CK që drejtohej nga shtetasi Arjan Çypi u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 30 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva”, thuhet në njoftimin e policisë bregdetare.
Sigal