Sekuestrohen 115 kg drogë udhëtonin nga Shqipëria drejt Napolit

53
Një sasi prej 115 kg kanabis e fshehur në një furgon të ardhur nga Shqipëria dhe me destinacion Napolin u sekuestrua gjatë një operacioni të policisë italianë. Mediat italiane shkruajnë se në pranga ka rënë një shqiptar, shoferi i furgonit
Policia bllokoi furgonin që vinte nga Shqipëria me destinacion Napolin dhe që po trasnportonte dyshekë ortopedikë dhe pjesë të krevatit
Gjatë kontrollit kanë gjetur 51 pako, seicila me nga 2 kilogram të mbuluara me celefon. E gjithë droga e sekuestruar shkon në peshën 115 kg.
Droga nëse do të hidhej në treg do u jepte organizatave kriminale që merren me trafikun e drogës në Napoli një fitim prej 1 milionë euro. Nuk jepet identiteti i shqiptarit të arrestuar