Në një atmosferë festive dhe një stadium të tejmbushur në Prishtinë kanë zbritur në fushë ekipet e Kosovës dhe Shqipërisë për ndeshjen miqësore të shumëpritur nga të gjithë shqiptarët.
Sfida vjen në një moment feste, pas kualifikimit të Shqipërisë në Kampionatin Europian dhe sot nuk do të ketë rëndësi rezultati.
Formacionet zyrtare
Kosova: Samir Ujkani, Perdedaj, Berisha, Sadiku, Paqarada, Enis Alushi, Eroll Zejnullahu, Besar Halimi, Mërgim Brahimi, Bernard Berisha, Bersant Celina.
Shqipëria: Berisha, Hysaj, Rrahmani, Cana, Gjimshiti, Aliji, Basha, Memushaj, Kace, Gashi dhe Sadiku.