Himarë, digjet mjeti i dy turistëve italianë

438
Një automjet ku udhëtonin dy turistë italianë, është djegur plotësisht në aksin rrugor Himarë – Borsh, pranë vendit të quajtur “Qafa e Leros”. Mjeti i përfshirë nga flakët është tip “Toyota” me targë AA 662 JZ . Automjeti ishte marrë me qira nga dy turistët. Të dy shtetasit italiane që udhëtonin në mjet nuk kanë pësuar asnjë lëndim. Dyshohet se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike shkaktuar në lëvizje e sipër të këtij automjeti. Policia po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.
Sigal