Sigal

Një person është gjetur i mbytur në një kanal në Vrion, bashkia Finiq, mbrëmjen e sotme.

Trupi i pajetë është parë nga kalimtarët të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.

Trupi është nxjerrë me vështirësi nga kanali, pasi ishte i mbuluar nga ferrat.

Nuk dihet ende identiteti i viktimës si dhe shkaqet e ngjarjes. Policia vijon hetimet.