Rrëzimi i helikopterit, dyshohet dy të vdekur, një i plagosur

71
Një helikopter i ushtrisë ka rënë në Liqenin e Shkodrës, duke u shkatërruar dhe mbytur. Paraprakisht mësohet se banorë të zonës kanë nxjerrë nga uji një pilot të plagosur në dorë. Ndërkohë mësohet se janë dy pjesëtarë të ekuipazhit që kanë humbur jetën. Nga burime zyrtare mësohet se, helikopteri kishte kryer një fluturim nga Farka, ku ishte nisur në mëngjes, në drejtim të Malësisë së Madhe, saktësisht në Vermosh, dhe ishte në kthim kur në orën 13:45 kishte humbur nga radarët. Në bordin e tij kishte 3 persona, nga të cilët dy kanë humbur jetën. Këtë lajm e konfirmojnë drejtuesit e Policisë së Malësisë së Madhe. Bëhet e ditur se helikopteri kishte armatim.