Rrëfimi tronditës i dajës: Gardisti e rrahu aq keq Idën sa i theu dhëmbët!

464
Të afërmit e Ida Dervishit, gruas së vrarë nga burri i saj tri ditë më parë, thonë se viktima kishte zbuluar se i shoqi e tradhtonte. Daja i viktimës, Arjan Mancaku, tregon se mbesa e tij kishte zbuluar se i shoqi kishte të dashur. Mancaku thotë se mbesa e tij i kishte gjetur burrit në portofol foton e një femre, por nuk kishte guxuar t’i thoshte asgjë apo të pyeste nga frika e dhunës. Ndërkohë, një ditë para se dhëndri t’i vriste vajzën, Feride Spahia i ishte lutur asaj që të mos shkonte më tek i shoqi, por të qëndronte në shtëpinë e nënës. Nëna e Ida Dervishit kishte ditëlindjen dhe e bija bashkë me fëmijët kishte qenë për drekë tek ajo. Por e ëma s’e ka mbajtur dot. Vajza i ka thënë se i shoqi do ta vriste edhe po të rrinte tek ajo, edhe po të kthehej në shtëpi. Nëna e 29¬-vjeçares tregon edhe bisedën me dhëndrin, Admir Dervishi, të cilit i ka kërkuar që të divorcohej me vajzën e saj, por ai nuk ka pranuar. Ndërsa gati një muaj para vrasjes, ai e kishte rrahur aq keq, sa i kishte thyer dhëmbët.
Sigal