Rikthehen maskat/ Pritë me armë dy biznesmenëve, kjo është shuma e grabitur

467
Dy tregtarë janë grabitur nga persona ende të paidentifikuar në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur në Sevaster në orët e para të mëngjesit të sotëm, teksa dy persona me maska dhe të armatosur u kanë bërë pritë tregtareve dhe iu kanë marrë nën kërcënimin e armëve rreth 2 milionë lekë të vjetra.
Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Ngjarja vjen një ditë pasi një tjetër tregtar peshku u dhunua dhe u grabit në banesën e tij në Kavajë.
Tregtari nga Kavaja Adem Kola tha se 3 persona të veshur me rroba policie dhe maska i kanë hyrë në shtëpi duke i grabitur 20 milionë lekë të vjetra dhe 5 mijë euro
Sigal