Ra në “Shpellën e Pëllumbasit”, ja ku dyshohet se gjendet trupi i Xhorxho Seferit

802
Sigal

Kanë rinisur sërish kërkimet për gjetjen e Xhorxho Seferit, një prej djemve të cilët ranë në “Shpellën e Pëllumbasit” në Tiranë.

Prej disa ditësh, Seferi rezulton i zhdukur dhe policia e Tiranës ka marrë një plan masash deri në gjetjen e trupit.

Në terren ndodhet dhe polumbarët e forcat e ushtrisë. Trupi dyshohet se është ende në guvën e shpellës.

Forcat e ushtrisë kanë kryer shpërthime për të devijuar lumin.
xjorxho (Xhorxho Seferi)
Ngjarja ndodhi rreth orës 12:15 te se shtunes, ndërsa në orën 15:15 u njoftua se me ndërhyrjen e forcave të policisë dhe atyre zjarrfikëse u bë e mundur nxjerrja e njërit prej tyre. Në pamjet e publikuara nga operacioni i shpëtimit, duket edhe terreni i vështirë ku ranë dy të rinjtë.

Polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet për gjetjen e 22-vjecarit në grykën e lumit Erzen.
Fabio Dukagjini
(Fabio Dukagjini)