Qafë Thanë, ekstradohet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar

478
Më datë 01.11.2015, nga Shërbimet e Policisë Kufitare të Qafë-Thanës, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, u be kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar :
Besir Ziberi, vjeç 54, lindur në Tetovë të Maqedonisë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë sepse, gjatë kontrollit në sistem , rezultoi person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga organet e Interpol Zagrebit, Kroaci , si më poshtë:
Gjykata e Rrethit Samobor/Kroaci , më datë 17.01.2013 , ka lëshuar Urdhër Arresti Nr.3K-135/10-66 , ku e ka dënuar këtë shtetas, me 8 vjet heqje lirie, për kryerjen e veprës penale “ Mashtrimi komercial”, parashikuar nga nenet 495/1 dhe 255 të Kodit të Proçedurës Penale.
Arrestimi provizor i tij, u bë me qëllim ekstradimi.
Sigal