Pushuesi 79-vjeçar nga Tirana mbytet në Qeparo

470
Një tjetër pushues është mbytur ditën e djeshme në plazhet shqiptare. Bëhet fjalë për një 79-vjeçar nga Tirana i cili kishte shkuar me pushime në Qeparo.

Policia sqaron se “rreth orës 19:00, një shtetas ka qënë duke u larë në det dhe në një moment ka kërkuar ndihmë. Pushues të rastit kanë hyrë ta ndihmojnë dhe e kanë gjetur në gjendje të rënduar. Pasi i është dhënë ndihma e parë është transportuar për një ndihmë më të specializuar në Spitalin e Sarandës, ku gjatë rrugës ka ndëruar jetë.”

Sipas policisë shtetasi I.R., merrte mjekim për tensionin, pasi në banesën e tij i’u gjetën disa medikamente tensioni.
Sigal