Prokuroria komunikon akuzën e moskallëzimit të krimit të Besnik Pudjas

458
Prokuroria ka komunikuar akuzën e moskallëzimit të krimit për Alges Licin, Dritan Buzo dhe Halit Dushën, në lidhje me vrasjen e së Besnik Pudjas në 7 shtator të vitit të kaluar.
Gjithashtu Prokuroria do vijoje hetimet për të identifikuar autorët e kultivimit të lëndëve narkotike, pasi në kapanonin ku u gjet i pajete Besnik Pudja kishte gjurmë hashashi. Pak dite me parë Prokuroria kreu eksperiment hetimor në Kollogjesh.

Dyshohet se 36-vjeçari që u gjet i vdekur nga plumbi në një kapanon të tharjes së lëndës narkotike në Kollogjesh të Shëngjergjit, është vrarë. Këtë dyshim ka Prokuroria e Tiranës pas hetimeve për ngjarjen e 7 tetorit ku viktimë mbeti 36-vjeçari, Besnik Pudja.

Nisur nga trajektorja e plumbit, dëshmitë kontradiktore të personave të pranishëm në vendngjarje, nga pozicioni i trupit të pajetë dhe i armës me të cilën pretendohej se ishte kryer vetëvrasja prokuroria ka dalë në konkluzionin se kemi të bëjmë me vrasje dhe i lë detyrë policisë të zbardhë ngjarjen dhe të identifikojë autorët.
Sigal