Prangosen të kërkuarit, për drogë dhe për moskallzim krimi, emrat

742
Ndalohen nga policia e Korçës dy përsona të shpallur në kërkim për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Moskallëzimi i krimit”.
Në njoftimin e policisë së Korçes thuhet se : Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatet e Policisë Kolonjë dhe Korçë bënë ndalimin e shtetasve: • Klerdo Prifti, 32 vjeç, banues në Tiranë. Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendim nr 378 datë 15.12.2017, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Eshtë ndaluar nga policia edhe Letion Rënxa, 30 vjeç, banues në Korçë. Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, me vendim nr 2-1, datë 07.01.2015, e ka dënuar këtë shtetas me 4 muaj burg, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.
Sigal