Policia në aksion për shpejtësinë dhe alkolin, penalizohen shoferët

491
Policia e qarkullimit rrugor ka zhvilluar gjatë orëve të natës një aksion të gjithanshëm në rruget e Tiranës por edhe në rrugët kombëtare që lidhin Tiranën me zonat e tjera.
Në autostradën Durrës-Tiranë dhe në të gjitha rrugët e brendshme të Tiranës, Policia Rrugore e Tiranes e angazhuar per rritjen e parametrave të sigirisë rrugore ne fundjave, thuhet në një njoftim të policisë së shtetit. Policia Rrugore ka shtuar patrullat ne fundjave me qellim parandalimin e aksidenteve rrugore.
Me Radar per te evidentuar dhe ndeshkuar ata drejtues mjetesh qe qarkullojne me shpejtesi tej normave te lejuara. Nderko ne te gjitha rruget e Tiranes vijon kontrolli me Drager i te gjitha mjeteve.
Mos tejkalo kufijtë e shpejtësisë që të rekomandon sinjalistika rrugore. Shpejtësia të vret, është thirrja që bën policia në këtë rast. Kjo pas një jave të përgjakshme në rrugët e Shqipërisë ku humben jeten 8 përsona gjatë aksidenteve të rënda automobilistike.
Sigal