Policia greke kap 8 kg drogë, pranga dy shqiptarëve

377
Sigal

Policia greke ka zbuluar 8 kg marijuanë në stacionin e autobusëve në Igumenicë. Mësohet se droga iu gjet dy shqiptarëve 22 dhe 31 vjeç, të cilët u arrestuan.

Ata u ndaluan para se të hipnin në autobusin e linjës Igumenicë-Athinë. Droga ishte e ndarë në 4 pako me peshë gjithsej 7 kg 990 gram.

Droga Igumenice

Policia sekuestroi gjithashtu dhe 2 celularë. Dy shqiptarët kishin kaluar ilegalisht nga kufiri i gjelbër.