Sigal

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Nga informacionet paraprake dyshohet se është vrarë me armë zjarri një vajzë e mitur, ndërsa thuhet se plagën e ka marrë në bark.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Niko Avrami pranë Bregut të Lumit në Tiranë.

Babai i vajzës është shtetasi Xhevat Brahja, ndërsa viktima, Kasandra, ndërkohë janë shoqëruar në polici, nëna, vëllai dhe nusja e këtij të fundit për të dëshmuar.

Mësohet se babai e ka gjetur të miturën në banesë të mbuluar nga gjaku dhe me trupin e ftohtë, ndërsa në shtëpi kanë qenë nëna e vajzës, vëllai dhe nusja e tij.

Deri më tani, në polici janë shoqëruar nëna, vëllai dhe nusja e vëllait të viktimës, këta dy të fundit janë shurdhë-memecë dhe ende nuk kanë mundur të marrin një dëshmi prej tyre.

Por nga ana tjetër nëna ka mohuar se vajza është vrarë ndërsa nuk ka dhënë shpjegime për rrethanat e ngjarjes, dhe nga dyshimet e para mendohet se mund të ketë qenë ajo që e ka lënë të vrarë të bijën.

Nga ana tjetër, edhe mjekët e Spitalit Ushtarak e konfirmojnë që vajza ka shkuar me plagë në bark, por ende nuk e përcaktojnë nëse është plagë e shkaktuar nga armë zjarri apo nga mjete prerëse. Ende po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes