Policia arreston konosësin, i gjendet drogë në shtëpi

42
Poicia e Lushnjes ka arrestuar një 27-vjeçar, i akuzuar për një sërë veprash penale.
Oltion Alimeta, banues në fshatin Plyg mësohet se ka kanosur për motive të dobëta bashkëfshatarin e tij R.D, 27 vjeç.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: një pistoletë e tipit TT me një krehër me tetë fishekë, tridhjetë fishekë model 7.62 mm, lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sativa me peshë 2 kg e 416 gram,si dhe 16.60 gram farë e dyshuar si ajo e Cannabis Sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës shkallës parë Lushnje për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” ,” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Kanosja” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.