Një skandal i madh ka përfshirë Prokurorinë e Tiranës. Një prokuror dhe një avokate janë kapur mat nga kamerat e sigurisë së institucionit të akuzës duke marrë para, me qëllim ndryshimin e akuzës së një të akuzuari.
Sipas të dhënave të para mësohet se avokatja e arrestuar është Donata Lepenica, ndërsa është pezulluar nga puna edhe prokurori i Tiranës Përparim Hasa.
Prokurori ishte në pritje t’i nënshtrohej pak ditë më pas procesit të Vetingut.
Burimet e mbrëndshme bëjnë me dije se hetimet për dy rastet në fjalë po kryhen nga Krimet e Rënda, ndërsa këto të fundit prej 4 ditësh kanë bllokuar serverin e kamerave për sigurimin e provave.
Mësohet se kamerat e sigurisë së Prokurorisë së Tiranës kanë filmuar një rast mitmarrje të një prokurori në bashkëpunim me avokaten, me qëllim ndryshimin e akuzës së një të akuzuari. Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin kur prokurori P.H. dhe avokatja Lerpenica marrin një shumë prej 2 mijë eurosh.
Bëhet me dije se ky rast korrupsioni është zbuluar nga përgjimet e disa të arrestuarve.