Plagosi me thikë në disko bashkëmoshatarin italian, arrestohet 20 vjeçari shqiptar

41
Një shqiptar 20 vjeçar është arrestuar nga policia italiane e Riminit, me akuzën e tentativës së vrasjes e mbajtjes abuzive së armëve të ftohta. Gjatë natës së shkuar ai ka goditur disa herë me thikë një bashkëmoshatar italian në një nga diskotetat e njohura në plazhin e komunës së Igea Marina në provincën Riminit.
I plagosursi italian është në gjëndje të rëndë e ndodhet i shtruar në repartin e renimacionit në spitalin e Riminit. Hetimet e para të policisë italiane nuk përjashtojnë pistën e drogës si shkak i grindjes së dhunshme mes dy të rinjve.
Grindja ka nisur rrreth orës 3 të mëngjesit të sotëm në ambientet e brëndshme të diskotekës “Beky Bay”, deri në momentin kur shqiptari e ka goditur nga pas në kurriz italianin, me një thikë te tipit ushtarak e me teh 16.5 cm të gjatë.
Shqiptari ështa arrestuar disa çaste më vonë nga policia e Riminit ndërsa tentote të largohej nga vendi i ngjarjes. 20 vjecari italian është i njohur nga forcat e rendit si përdorues e trafikant i voglë i drogës.