Pika e karburantit fitoi tenderin e rrugës së vdekjes

476
Nuk ka nevojë për koment, skandali diplomatik i përfaqësueses së BE në Shqipëri, lidhur me dosjen e hapur të krimit me ndërtimin e rrugëve në Shqipëri. ndërsa ministri Haxhinasto dhe Drejtori i Përgjithshëm i Rrugëve Dashamir Xhika ( i cili i fshihej kamerave) janë gati për pranga si shkaktar të vrasjes në aksident rrugor të dy fëmijëve, për shkak të projektit të ndryshuar për afera korruptive e klienteliste në interes të biznesit të shefit të kabinetit të ministrisë së Transporteve, çuditërisht diplomatja e BE në Shqipëri i hipën makinës bashkë me ministrin dhe drejtorin e akuzuar për vrasje prej rrugëve dhe shkon inauguron pikërisht atë rugë ku ndodhi aksidenti! Dhe ky skandal-turp që mbron publikisht krimin e i bën karshillëk familjarëve të viktimave dhe shqiptarëve, ndodh dy ditë pas përcjelljes së 2 fëmijëve të vrarë në rrugët korruptive “Haxhinasto-Xhika”, kur Ambasadorja e BE Vlahutin, bashkë me Haxhinaston inauguroi rrugën e aksidentit ku u vodhën 5 miliardë lekë dhe u vranë 2 fëmijët!
Ja lajmi zyrtar
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto dhe Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Romana Vlahutin kanë inauguruar sot, Bypassin e ri të Rrogozhinës.
Në një njoftim për mediat nga Ministria e Transportit, bëhet e ditur se ministri Haxhinasto gjatë fjalës së tij, falënderoi Bashkimin Europian, për kontributin e dhënë në ndërtimin e kësaj vepre.
Në vijim, Haxhinasto tha se “ky segment është një vepër e rëndësishme me një gjatësi prej 4.5 km, investimi në të cilin shkon 5.7 ml euro. Ky “Bypass”, zgjidh problemin e trafikut veçanërisht për lidhjen mes Rrogozhinës dhe Elbasanit, pasi mënjanohet qyteti dhe shkurtohet rruga me të paktën 30 minuta. Ministri më tej sqaroi se ky projekt, gjatë ndërtimit pësoi ndërhyrjet e nevojshme dhe nuk do të jetë më një mur ndarës midis pjesës së banuar dhe tokave të fermerëve që punojnë atje. Kjo është një rrugë që do ketë impakt ekonomik dhe social të ndjeshëm, projekti është përmirësuar me disa nënkalime duke plotësuar dhe kërkesat e banorëve të zonës. Kjo rrugë përfundoi në kohë dhe do të jetë në ndihmë të biznesit dhe banorëve. Ju bëj thirrje dhe kompanive të tjera të vazhdojnë punimet me ritme dhe t’i përfundojnë në kohë, duke respektuar të gjithë elementet e standardet e rrugës dhe veçanërisht elementet e sigurisë, që janë me shumë rëndësi për ne”.
———————————–
KLSH dhe prokuroria e konsideron rrugë me abuzime në projekt e fonde, Valhutin e inaguron si rrugë moderne
Segmenti By Pass Plepa-Kavajë-Rrogozhinë Loti I : 12,795,657 lekë (pa TVSH)
Segmenti By Pass Plepa-Kavajë-Rrogozhinë Loti II 34,020,400 lekë (pa TVSH)
Segmenti By Pass Plepa-Kavajë-Rrogozhinë Loti III 31,907,250 lekë (pa TVSH)
Segmenti By Pass Plepa-Kavajë-Rrogozhinë Loti IV 13,480,615 lekë (pa TVSH)
Segmenti By Pass Plepa-Kavajë-Rrogozhinë Loti V 12, 396,044 lekë (pa TVSH)
Segmenti By Pass Plepa-Kavajë-Rrogozhinë Loti VI 14,135,020 lekë (pa TVSH)
Segmenti By Pass Plepa-Kavajë-Rrogozhinë Loti VII 55,016,640 lekë (pa TVSH)
Segmenti By Pass Plepa-Kavajë-Rrogozhinë Loti VIII 29,892,777 lekë (pa TVSH)
Segmenti By Pass Plepa-Kavajë-Rrogozhinë Loti IX 63,480,045 lekë (pa TVSH)
Segmenti By Pass Plepa-Kavajë – Rrogozhinë Loti X 14,666,245 lekë (pa TVSH)
Sigal