Përplasje me armë në Paskuqan, PD: Militanti i PS qëlloi me pistoletë në tokë

479
Përplasje me armë në Paskuqan. Një person është konfliktuar me disa persona të tjerë dhe më pas ka qëlluar me pistoletë në tokë. Ngjarja ka ndodhur pranë një karburanti, ndërsa mësohet se nga konflikti nuk ka persona të lënduar, ndërsa PD akuzon se personi i cili qëlloi me armë, është militant i majtë.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe janë vënë në kërkim të personit që qëlloi me armë, i cili menjëherë pas kësaj është larguar me një makinë.
“Me date 16.06.2015, ne Pakuqan prane nje karburanti ka pasur nje konflikt midis disa personave dhe shtetasi L. L i cili ishte duke u konfliktuar ka gjuajtur me pistolete ne toke, duke i larguar menjehere me mjet”. Nga ana e policisë po punohet për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plote te ngjarjes.
Sigal