Përplasi për vdekje 37-vjeçaren, Andrea Memollari lihet në burg

460
Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Andrea Memollarin. 20-vjeçari përplasi për vdekje shtetasen Dhurata Prifti, 37 vjeçe teksa kalonte rrugën bashkë me dy fëmijët e saj dhe më pas u largua nga vendngjarja për t’u arrestuar pak orë më vonë nga policia. Memollari është shprehur i penduar para gjykatës që nuk ka ndaluar t’i japë ndihmë nënës së dy fëmijëve, por është larguar nga vendi i ngjarjes, sipas tij, i kapur nga paniku. Ngjarja e rëndë, e cila ndodhi në mes të ditës, pranë Arkivës së Shtetit, në kryeqytet solli indinjatë të thellë tek shumë njerëz, edhe më tepër për faktin se 20-vjeçari që shkaktoi aksidentin ishte arrestuar edhe më herët nga policia për tejkalim të shpejtësisë në qytet, e më pas ishte lënë i lirë.
Sigal