Përplaset për vdekje këmbësori në Elbasan, në pranga shoferi

516
Sigal

Një i moshuar është përplasur për vdekje nga një makinë në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në fshatin Labinot Fushë, ndërsa viktima është I. K., 80 vjeç,  banues në Korçë.

Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit, A.D., 35 vjeç,  banues në  Lagjen “11 Nëntori”,  Elbasan.

“Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në fshatin Labinot Fushë,   duke drejtuar mjetin me targa AA 474 KN, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin  I. K., 80 vjeç,  banues në Korçë, i cili ndërroi jetë në vendngjarje”- thuhet nga policia.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan., për veprën penale “Shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290  i Kodit Penal.