Përplaset për vdekje kalimtari në aksin Korçë-Dishnicë

503
Një kalimtar është përplasur për vdekje nga një automjet në aksin Korçë-Dishnicë. Policia njofton se ka humbur jetën qytetari me inicialet P.T, banues në lagjen Nr.10 në Korçë.Mësohet se ai është përplasur nga një furgon ‘Mercedes Benz’ me targa AA 319 CA, që drejtohej nga 38-vjeçari Edion G. Ky i fundit është ndaluar nga policia, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve.
Sigal