Përmet, vdekja e 7-vjeçares nga mjekimi i pakujdesshëm, ndalohet ish-mjeku

398
Policia e Përmetit ka ndaluar 66-vjeçarin Faik Pashollari, ish-mjek në Spitalin e Përmetit, i cili ishte shpallur në kërkim pasi është dënuar me 1 vit burg në 2014-ën për “Mjekim të pakujdesshëm” çka shkaktoi vdekjen e një 7-vjeçareje.

Gjykata e Apelit Gjirokastër me vendim Nr. 163/574, më 17 korrik 2014, ka vendosur lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet, e cila e ka dënuar me 1 vit burg Pashollarin për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”.
Ngjarja për të cilën akuzohet 66-vjeçari, ndodhi më 13 gusht të 2012-ës në Spitalin e Përmetit ku ai ishte mjek. Sipas policisë, në spital është paraqitur e sëmurë 7-vjeçarja Era Baollari dhe si pasojë e mjekimit të pakujdesshëm nga ana e mjekut, gjatë dhënies së ndihmës së parë e mitura ka ndërruar jetë. Disa herë prindërit e saj kanë bërë apel për vendosjen e drejtësisë.
Sigal