Përfshirja e kamionit ushtarak në aksident, reagon Ministria e Mbrojtjes

406
Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, bëjnë me dije se Kamioni Ushtarak me targën GA 351-001, në pronësi të FA-ve (Forcave Ajrore), është bërë pjesë e një aksidenti automobilistik të ndodhur paraditen e sotme në zonën e “Brrylit“ në kryeqytet. Aksidenti ka ardhur si pasojë e frenimit të pakontrolluar të një furgoni, si rezultat kamioni ushtarak që po udhëtonte pas tij, përfshihet në aksident. Si rezultat i trafikut të ngarkuar në këtë aks rrugor dhe në këtë orë, në aksident në mënyrë të pavullnetshme janë përfshirë dhe disa mjete të tjera private. MM dhe SHPFA informon se pas shqyrtimit të dokumentacionit nga grupi i policisë rrugore të mbërritur në vendngjarje, rezulton se kamioni i FA-ve është brenda të gjithë normave teknike si dhe i mbuluar me siguracion.
Sigal