Nxorën eshtrat e fëmijës, hetim 3 punonjësve të agjensisë funerale

441
Nxjerrin eshtrat e një fëmije 1­vjeçar, ndjekje penale për tre punonjësit e agjencisë funerale. Burime të policisë bëjnë të ditur se, ka filluar procedimi penal ndaj tre punonjësve të agjencisë funerale, të cilët kanë tjetërsuar varrin e një fëmije 1­vjeçar, në varrezat e Kuçovës.
Sipas burimeve të Policisë bëhet e ditur se ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit C.Q, 75 vjeç, banues në Kuçovë, K.T, 60 vjeç, banues në Kuçovë dhe Z.B, 68 vjeç, banues në Tiranë, të tre punonjës në një agjenci funerali.
“Procedimi penal ndaj këtyre shtetasve filloi, pasi në bashkëpunim me njëri­tjetrin, në lagjen “11 Janari”, para dy javësh dyshohet se kanë nxjerrë e zhvendosur eshtrat, dhe tjetërsuar pa dijeninë e familjarëve, vendndodhjen e varrit të të ndjerit A.Ç, ndarë nga jeta në vitin 1994, në moshën 1­vjeçare, djali i shtetasit V.Ç, 50 vjeç, banues në Kuçovë”, bëhet e ditur nga burimet zyrtare të Policisë. Mësohet se prindërit e të ndjerit janë njohur me këtë veprim kur kanë shkuar te varri i fëmijës së humbur. Kur ka parë se ishin bërë ndërhyrje në varrezë, babai i të miturit kishte denoncuar rastin në Polici.
Nga verifikimet ka konstatuar se punimet ishin kryer nga punonjësit e agjencisë. Të pyetur në Polici, ata kanë treguar se ka qenë një ngjarje aksidentale, jo e qëllimshme. Në dëshminë e tyre, të akuzuarit, treguan se kishin punuar në varrin ngjitur, me lejen e familjarëve dhe nga veprimet e kryera ishin nxjerrë dhe eshtrat e fëmijës. Sipas tyre, kanë bërë sërish groposjen e eshtrave, tek i njëjti vend. Megjithatë, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Dhunim i varreve” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” kryer në bashkëpunim.
Sigal