Njëri me pistoletë në makinë, tjetri në banesë, arrestohen

583
Policia e Shkodrës ka arrestuar në flagrancë dy persona për armëmbajtje pa leje.

Në pranga ka rënë Afrim Daku, 50 vjeç, banues në fshatin Dobraç në Shkodër. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij me të cilin po lëvizte, iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri Pistoletë “Sig Saver P250”, me krehër me fishekë.

Po kështu u arrestua dhe Anton Plepi, 21 vjeç, banues në fshatin Bardhaj në Shkodër.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri Pistoletë “Zastava”.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
Sigal