Një person me papaq qëllon me armë zjarri drejt një makine “Porsche”

457
Një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti ku po udhëtonin dy persona. Policia thotë se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:30 ka ardhur një telefonate nga shtetasi E.M, i cili pretendon se është qëlluar nga një person me motor.

“Më datë 10.04.2017, rreth orës 21:30, tek nr i emergjencave 112, ka ardhur një telefonat nga shtetasi E. M., i cili njoftin se në autostradën Tiranë-Durrës, një shtetas me motorr ka qëlluar me armë zjarr Menjëherë janë nisur Shërbimet e Policisë të cilët kanë kontaktuar me shtetasin E. M., ku ka sqaruar se: Rreth orës 19:50, ka qënë duke hyrë për në servis me automjetin e tij tip “Porsche”, kur është afruar një shtetas me një motorr papaq, i cili ka qëlluar në drejtim të tij dhe pasagjerit të automjetit shtetasit K. M., ku si pasojë është plagosur lehtë në dorë shtetasi E. M”, sqaron policia.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj ngjarje.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkllës së parë Tiranë, për veprat penale “Vrasje e mbetur në tentative” dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”, parasikuar nga Nenet 76-22 dhe 278 të Kodit Penal.
Sigal