Jakup B. Gjoça: Kërkojnë t’i venë zjarrin Shqipërisë, me Zgjedhje parlamentare pa Opozitën

431
Arjan Starova, kryetar i Partisë Bashkimi Liberal Demokrat të Shqipërisë:

“Unë mendoj se nuk do të ketë fare zgjedhje pa opozitën dhe se ai që kërkon ta bëjë këtë, do të mbahet mend si faktori që kërkoi, por nuk mundi t’i verë zjarrin vendit, për kapriçot e veta.”
Arjan Starova, kryetar i Partisë Bashkimi Liberal Demokrat të Shqipërisë, në intervistën për gazetën “Telegraf” shprehet se pa Opozitën, nuk mund të bëhen zgjedhje parlamentare, në të kundërt, ati që mendon të kundërtën, kërkon t’i verë zjarrin Shqipërisë. Zoti, Starova thotë se edhe zgjedhjet e 2013, u blenë me para, dhe u manipulua lloji i fitores së kësaj maxhorance. Ndërsa për qëndrimet e disa ambasadorëve, të cilët i kërkojnë Opozitës të rikthehet në Parlament, zoti Starova shprehet se ata bashkëpunojnë me qeverinë dhe nuk mund të dalin dot kundër saj! Zoti Starova thotë se pa Opozitën në zgjedhjet parlamentare, nuk mund të përsëritet ’97-ta, por do të bllokohet zhvillimi demokratik i Shqipërisë!
-Zoti Starova, PD ka në komisionet e Administratës Zgjedhore përfaqësuesit e saj, numëruesit e saj të votave, komisionerët e saj. Si mund të manipulojë votat maxhoranca?
– Përvoja rreth njëzetvjeçare e zgjedhjeve në Shqipëri ka treguar, se kjo ka ndodhur nga të dyja partitë e mëdha. Në emër të “Republikës së Re”, Zoti Basha kërkon që kjo të jetë krejt e sigurt që të mos ndodhë më tani dhe, me një qeveri të shquar për korrupsion dhe trafik droge, a ka siguri që nuk mund të vidhen votat?! Më duket se OSBE e tha fare qartë, pak muaj më parë, se në Shqipëri qarkullon “para e madhe”, me të cilat mund të vidhen zgjedhjet. Dhe, kjo nuk është diçka e vogël, besoj. 

– PS u fut në zgjedhjet parlamentare të 2013, edhe kur KQZ-ja ishte me 4 përfaqësuesit e saj, pa asnjë përfaqësues nga Opozita e atëhershme dhe rezultati zgjedhor nuk u manipulua. Atëherë, Opozita sot si mund të pretendojë për vjedhje të votave, kur ka në përfaqësuesit e saj në çdo hallkë të Administratës Zgjedhore, që nga KQZ-ja përfaqësuesit e saj, sipas raportit politik që është në Kod Zgjedhor?
– Nuk mendoj se rezultati në zgjedhjet e vitit 2013 nuk u manipulua. Ai u manipulua në mënyrë të tejskajshme me para dhe favore, duke prishur konfigurimin politik të pluralizmit politik. Megjithatë, nuk ishte ky manipulim që ia dha fitoren opozitës së atëhershme të majtë, por ai ndikoi te lloji i fitores. 

– Shumë përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare në Tiranë, por edhe në BE, nuk kanë mbështetur haptazi kërkesat e Opozitës, për qeveri teknike. Sipas jush, përse? Nuk janë bindur nga Opozita?
– Nuk mund të komentoj se ç’mendojnë ata, por flas me siguri se Opozita ka të drejtë që këmbëngul në qëndrimet e saj. Koha që kalon mund t’i ndryshojë ata që nuk kanë ndryshuar ende.

– Si duhet ta kuptoni, ju, në Opozitë, ftesën e shumë eksponentëve të BE-së, të Ambasadës Amerikane në Tiranë, që Opozita nuk duhet të bojkotojë zgjedhjet parlamentare?
– Kjo është diçka normale për përfaqësuesit diplomatikë të shteteve të tjerë. Ata nuk mundet, që njëkohësisht edhe të bashkëpunojnë me qeverinë dhe të kërkojnë të dalin kundër saj. Kjo është traditë diplomatike normale. 

– Në votimin e disa ligjeve të Paketës të Reformës në Drejtësi, maxhoranca siguroi 86 vota. Ky fakt, a nuk e nxjerr faull Opozitën, dhe i jep të drejtën Maxhorancës, që të mos pranojë qeveri teknike?
– Ky fakt flet vetëm për votat e reformës në drejtësi dhe për asgjë më shumë. Madje, në kushte normale, atje mund të ishin edhe votat e opozitës. 

-Kryeministri Rama akuzon Opozitën se nuk e voton Reformën në Drejtësi, Vetingun, ngaqë i trembet “mëkateve” dhe ndëshkimit të mundshëm. Ju, si do t’i përgjigjeshit?
– Kohët e fundit kam dëgjuar shumë mendime të juristëve të njohur që shfaqin shumë vërejtje për ligjet e veçantë të paketës së reformës në drejtësi dhe jam bindur se në to ka shumë probleme, të cilët kjo shumicë qeverisëse nuk e ka të drejtën morale që t’i zgjidhë. Për këtë të drejtë morale flitet përditë nga opozita dhe nuk ka nevojë për komentet e mi.

– A ka mundësi, që ky Gjyqësor, institucionet e reja të Drejtësisë që do të ndërtohen pas kësaj reforme, të jenë tashmë të pavarura nga Politika, të hetojë dhe gjykojë korrupsionin e çdo qeverie të shkuar dhe kësaj qeverie të tanishme, meqë kjo reformë u hartua nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të SHBA dhe BE?
– Kam besim të plotë se kështu do të ndodhë dhe, pas zgjedhjeve të vërteta të lira dhe të ndershme, ky do të jetë hapi i dytë i madh i “Republikës së Re” të Shqipërisë. 

– Maxhoranca, por edhe një pjesë e opinionit thonë, që Opozita nuk pranon të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare, sepse e ka të sigurt që nuk fiton dot, ngaqë ka shumë pak vota edhe në parlament. Cila është përgjigja juaj?
– Këtë do ta shohim. Unë do të doja të them vetëm një gjë: edhe në vitin 2-13, kur opozita e sotme ishte në pushtet dhe njerëzit kishin shumë kritika, Partia Socialiste nuk fitoi shumë më shumë se më parë. Shumica e asaj kohe që qeveris ende sot u arrit me manipulimet e lartpërmendur. Sot, gjërat janë krejt ndryshme dhe njerëzit shumë të vetëdijshëm për to. 

– Nëse kryeministri Rama i plotëson kërkesat Opozitës, veçse jo Qeveri teknike, a duhet të futet në zgjedhje parlamentare Opozita?
– Futja në zgjedhje pa qeveri teknike do të ishte “kazma” e parë në themelet e “Republikës së Re” të Shqipërisë. 

– A ka frikë, a është rrezik politik, që Opozita të mbetet e pandihmë politike nga faktorët dhe partnerët ndërkombëtarë, nëse deri në fund, bojkoton zgjedhjet parlamentare?
– Jo, aspak. Kush nuk e shikon përkrahjen ndërkombëtare, le të përpiqet ta shohë. Ajo po rritet dita, ditës.

– Nëse Opozita nuk merr pjesë në zgjedhjet parlamentare, a destabilizohet gjendja politike dhe shoqërore e Shqipërisë? A mund të ripërsëritet ’97-ta?
– Viti 1997 nuk përsëritet më, se shqiptarët janë të zgjuar, por bllokim të politikës dhe të qeverisjes do të ketë, derisa të hapet rruga për ecjen konsensuale të drejtimit politik të vendit. 

– Nëse Maxhoranca, meqë ka 86 vota, futet në zgjedhje parlamentare në 18 qershor, ju e imagjinoni që rezultati zgjedhor, pa opozitën në zgjedhjet parlamentare, mund të njihet nga faktori ndërkombëtar?
– Unë mendoj se nuk do të ketë fare zgjedhje pa opozitën dhe ai që kërkon t’a bëjë këtë, do të mbahet mend si faktori që kërkoi, por nuk mundi t’i verë zjarrin vendit, për kapriçot e veta. 

– Faleminderit!
1
Kohët e fundit kam dëgjuar shumë mendime të juristëve të njohur që shfaqin shumë vërejtje për ligjet e veçantë të paketës së reformës në drejtësi dhe jam bindur se në to ka shumë probleme, të cilët kjo shumicë qeverisëse nuk e ka të drejtën morale që t’i zgjidhë. Për këtë të drejtë morale flitet përditë nga opozita

2
Rezultati në zgjedhjet e vitit 2013 nuk u manipulua. Ai u manipulua në mënyrë të tejskajshme me para dhe favore, duke prishur konfigurimin politik të pluralizmit politik. Megjithatë, nuk ishte ky manipulim që ia dha fitoren opozitës së atëhershme të majtë, por ai ndikoi te lloji i fitores

3
Viti 1997 nuk përsëritet më, se shqiptarët janë të zgjuar, por bllokim të politikës dhe të qeverisjes do të ketë, derisa të hapet rruga për ecjen konsensuale të drejtimit politik të vendit
Sigal