Nis puna për implementimin e Vetting-ut, komisioni ad hoc merr në shqyrtim 193 dosje

490
Ka nisur puna e komisionit ad hoc për verifikimin e kandidatëve të cilit do të merren me krijimin e institucioneve të rivlerësimit.
Gjatë mbledhjes së sotme anëtarët u dakortësuan lidhur me kalendarin e punimeve që do të kryhen.
Kryetar i komisionit ad hoc, deputeti socialist Ulsi Manja, tha se nga komisioni do tw dalw njw listw me 193 anwtarw.
“Komisioni do të prodhojë një listë perfundimtare me 193 anwtarë që do t’ia vihet në dispozicion Kuvendit të Shqipërisë për të bërë një vlerësim” u shpreh Manja.
Ndërkohë anëtarët Oerd Bylykbashi, Fatmir Mediu, Flamur Noka, Vasilika Hysi dhe Luan Rama kanë shprehur qëndrimin e tyre pro kalendarit të punës.
“Jam dakord me konsideratat dhe sygjerimet e kolegeve. Me nisjen e komisionit, reforma hyn ne rrugën e jetësimit. Duke vlerësuar të gjithë punën e dhënë, besojmë se produkti do jetë i mirë për t’i shërbyer besimit që kanë shqiptarët se drejtësia do të bëhet. Angazhimi ynë do të jetë maksimal” tha Luan Rama.
“Ky është një proces shumë i rëndësishëm. Të çojmë në dy komisionet e tjera një listë të konsoliduar. Ata që s’kualifikohen të njoftohen në kohe, që të kenë mundësinë e apelimit”, u shpreh Oerd Bylykbashi.
Parlamenti miratoi dje me 123 vota pro ligjin e Vettingut i cili i hapi rrugë ngritjes së komisioneve ad hoc.
Sigal