Nis prishja në Laprakë, policia nxjerr familjarët nga godina

469
Sigal

Nis prishja e godinës dy katëshe në zonën e Laprakës e cila preket nga ndërtimi i Unazës së Madhe. Policia ka ndërhyrë duke nxjerr me forcë banorët nga godina, të cilët prej orësh ishin ngujuar brenda saj, pasi kundërshtonin aksionin e IKMT-së.

Banorët thonë se nuk janë njoftuar për shembjet e banesave

Zonja e shtëpisë po përpiqet t’i tregojë dhe historikun e shtëpisë IKMT-së që të mos bëhet prishja.Në vendngjarje ndodhen dhe deputetë të opozitës në mbështetje të banorëve. Po niset dhe kryetari i grupit parlamentar Spaho me disa deputete te tjerë demokratë.

Raportohet se 57- vjecari Bajram Nela ka në proçes legalizimi godinën dykatëshe. Në katin katin e parë dhënë me qera farmaci bujqësore, ndërsa në katin e dytë po ashtu dhënë me qera për banim, por që aktualisht nuk banon njeri.