Në kërkim prej vitit 2006, policia italiane u shkon në Durrës e Lezhë dy të kërkuarve për trafik droge

605
Dy shqiptarë të cilët prej vitesh rezultonin persona në kërkim nga policia italiane, janë vënë në pranga ditën e sotme. Të arrestuarit janë shtetasit Astrit Keçi dhe Shkëlqim Sufja.
Ata ishin persona në kërkim nga policia italiane prej vitit 2006, pasi akuzohen për trafik droge.
Gjatë një operacioni në bashkëpunim me policinë shqiptare dhe atë italiane, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i tyre në Durrës dhe Lezhë.
Mësohet se Astrit Keci dhe Shkëlqim Sufja, prej vitesh fshiheshin në Shqipëri, por pas një hetimi të koordinuar me policinë e Triestes, Zyrën ndërlidhëse të Policisë shqiptare në Bari dhe Shërbimin Policor të bashkëpunimit Ndërkombëtar, u arrit të zvulohej vendndodhja e tyre.
Keci dhe Sufja ishin në krye të grupit “Keci” që operonte në Shijak dhe që është konsideruar si një nga organizatat kryesore të trafikut të drogës
Sigal