Në autobus ishin përfaqësues të Kishës, digjet plotësisht një grua

85

Detaje të reja kanë ardhur nga qyteti i Krujës, prej ku shpërtheu në flakë autobusi. Mësohet se në mjet nuk kishte nxënës, por përfaqësues të një Kishe.
Ndërkohë, është konfirmuar një viktimë dhe 12 të plagosur. Nga informacionet paraprake është bërë e ditur se 5 prej tyre rrezikojnë jetën dhe janë nisur me urgjencë drejt Tiranës. 

Tragjedi në Krujë, shpërthen në flakë autobusi plot me turistë, dyshohet për viktima

Një autobus me turistë ka shpërthyer në flakë në mes të qytetit të Krujës. Nga të dhënat e para raportohet për disa të lënduar, por dyshohet se mund të ketë edhe viktima. Autobusi ka marrë flakë në kohën që turistët gjendeshin brenda. Menjëherë pas flakëve është dëgjuar një shpërthim. Dyshohet se disa prej turistëve nuk kanë mundur të dalin jashtë në kohë. Në spitalin e Krujës kanë mbërritur disa të lënduar.