Treni i linjës Shkodër-Tiranë përplas një automjet, në gjendje të rëndë shoferi

407
Treni i udhëtarëve të linjës Shkodër-Tiranë ka përplasur një automjet. Ngjarja ka ndodhur në mëngjesin e sotëm pranë mbikalimit në Fushë Mamurras. Sipas informacioneve të para dyshohet se nga përplasja është plagosur rëndë shoferi i makinës. Ende nuk ka një informacion zyrtar. Forcat e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur procedurat për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Sigal